Meta/ As pandemia nuk e ndali shpopullimin e Shqipërisë

0

Presidenti i Republikës, Ilir Meta  ka reaguar në lidhje me largimin e shqiptarëve duke thënë se pavarësisht masave kufizuese dhe kufijve pothuajse të mbyllur, shqiptarët me të gjitha mënyrat janë përpjekur të largohen jashtë vendit. Për këtë situatë kreu i shtetit ka bërë fajtore keqqeverisjen.

Meta e ka cilësuar situatën dramatike ndërsa ka shtuar se 25 prilli është një mundësi historike për t’i dhënë përgjigjen e merituar autorëve të këtij projekti antikombëtar, që duan ta zhvatin Shqipërinë duke e zhbërë.

“As pandemia nuk e ndali shpopullimin e Shqipërisë. Ndonëse nën masa kufizuese dhe me kufij pothuajse të mbyllur, shqiptarët me të gjitha mënyrat janë përpjekur të largohen jashtë vendit, duke zënë edhe për vitin 2020 vendin e parë në Europë, për numrin e aplikimeve për azil nga Ballkani dhe vendin e dytë në botë, pas Sirisë, në raport me popullsinë.

Të dhënat e fundit të Zyrës Europiane për Azilin (EASO) bëjnë të ditur se, vitin e kaluar nga Shqipëria ka patur 6558 aplikime, nga Serbia 2605, nga Kosova 2114, nga Bosnje dhe Hercegovina 1329, nga Maqedonia e Veriu 1230 dhe nga Mali i Zi 207″, tha Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu