“Kundër poshtërimit”/ Shqiptarët në Londër dalin sot në protestë

0

BRITANI- Emigrantët shqiptarë që udhëtojnë në mënyrë të paligjshme në Britaninë e Madhe vijojnë të jenë në qendër të debateve së fundmi edhe mes politikanëve të dy vendeve. Të indinjuar nga këto përcaktime, emigrantët shqiptarë kanë paralajmëruar sot një protestë në kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar, në “Westminster Bridge”.

“Protestë kundër poshtërimit të shqiptarëve në Britani”- shkruhet në posterin e shpërndarë në rrjetet sociale.

Rreth 40 mijë emigrantë kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në Angli, mes tyre 12 mijë shqiptarë. Shumica prej tyre sipas autoriteteve britanike janë meshkuj dhe në gjendje të mirë fizike. Por ata nuk janë të mirëpritur në Britaninë e Madhe dhe kërkesat e tyre për azil cilësohen si të pajustifikueshme. Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman i dha një ndezje të fortë debatit kur tha se emigrantët po “pushtojnë” Mbretërinë e Bashkuar. Kryeministri Edi Rama tha se këto komente janë të tepërta dhe se shqiptarët nuk janë problemi. Shumica e shqiptarëve që largohen drejt Britanisë nisen nga Tirana ose Prishtina për të shkuar në Francë nga ku nisen me gomone nga Kanali i La Manshit dhe më pas zbarkojnë në Durkin. Trafiku sipas mediave britanike zhvillohet nga kontrabandistët kurdë dhe kalimi kushton në gati 12 mijë paund.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu