Kupa e Gjermanisë shkon për Leipzig, ka shumë zhgënjim për Freiburg

0

Leipzig fiton Kupën e Gjermanisë në një finale shumë të luftuar në “Olympiastadion” të Berlinit përballë debutuesve të Freiburg. “Demat” barazuan 1-1 në 120 minuta lojë por nga lotaria e 11-metërshave u treguan më ekspertë për ta mbyllur takimin me një fund të lumtur dhe rezultatin 4-2 nga pika e bardhë.

Lot hidhërimi për Freiburg që arriti me meritë deri në finale por nuk mundi të bënte më shumë edhe pse kaloi në avantazh me Eggestein dhe u barazua vetëm 14 minuta nga fundi. Në lotarinë e penalltive, ata që gabuan për Freiburg ishin Gunter dhe Demirovic.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu