Teoritë e konspiracionit janë të pëlqyeshme në futbollin tonë e kur sheh skuadrën e Kategorisë Superiore si Kastrioti të eleminohet nga Flamurtari që ndodhet në Kategorinë e Dytë është vërtetë një surprizë e madhe.
Pas barazimit 1-1 në takimin e parë, dy skuadrat u përballën në aktin e dytë dhe në fund të 90 minutëshit kuqezinjtë fituan me shifrat 2-4. Për më tepër, nga jashtë fushës ka ardhur një tjetër indicie, që dëshmon lëvizjet e çuditshme të koeficienteve të kompanive të basteve, pavarësisht se bastet sportive janë të ndaluara në Shqipëri.
Po të shohësh koeficenti për të fituar Flamurtari arrin deri në 12, ndërkohë që fitorja e Kastriotit llogaritej me një koeficent modest.