Kur çeta e Çerçiz Topullit luftonte te Rrapi në Mashkullorë

0

Para më shumë se një shekulli, në 18 Mars 1908, çeta e kapedan Çerçiz Topullit do të zhvillonte në fshatin Mashkullorë të rrethit të Gjirokastrës një ndër betejat me të ashpra të shekullit të kaluar të rezistencës patriotike shqiptare. Sot përkujtohet Lufta e Mashkullorës, 18 mars 1908.

Aksioni i i parë që bëri jehonë jo vetëm në Gjirokastër, por edhe përtej kufijve të Perandorisë Osmane, ishte vrasja e Bimbashit në shkurt të vitit 1908 nga çeta e Çerçiz Topullit.

Bimbashi, Halil Musa Beu, ishte komandant i xhandarmërisë në Gjirokastër. Më 18 mars 1908 forcat turke nisën sulmin kundër çetës së Çerçiz Topullit.

Pavarësisht numrit shumë herë më të madh të ushtarëve osmanë, çeta e Çerçiz Topullit mundi të çante rrethimin.

Kjo betejë njihet si Lufta e Mashkullorës dhe shënonte një hap tjetër në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, që shikonte edhe luftën e armatosur si mjet për të arritur qëllimet e veta politike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu