Kur diplomacia flet me duar / “Lufta” e heshtur e Erdogan- Macron në Tiranë, kush doli dominant (VIDEO)

0

Sipas burimeve diplomatike, në samitin e mbajtur në Tiranë, Presidenti francez Emmanuel Macron u përpoq të krijonte një pozicion dominues që në momentet e para të takimit me homologun e tij turk, Recep Tajip Erdogan.

Gjatë shtrëngimit të duarve – një rituar i përdorur shpesh si një formë simbolike e pushtetit dhe hierarkisë midis udhëheqësve botërorë – Macron vendosi dorën e tij mbi dorën e Erdogan, një gjest klasik që analistët e gjuhës së trupit e interpretojnë si një përpjekje për të demonstruar kontroll dhe superioritet.

Por Presidenti turk, i njohur për sjelljen e tij të drejtëpërdrejtë dhe shpesh sfiduese në arenën ndërkombëtare, nuk e pranoi në heshtje këtë veprim.

Analistët e gjuhës së trupit do ta quanin këtë një kundërpërgjigje pasivo-agresive që e nxjerr liderin tjetër jashtë ekuilibrit, pa thënë asnjë fjalë.

Erdogan, në vend që të tërhiqej ose ta linte gjestin pa u vënë re, ai e kapi gishtin e Macron dhe e mbajti gjatë, duke e kthyer në heshtje situatën në favor të tij. Ky veprim i papritur, por i qëllimshëm, u pa si një sinjal i qartë: “Ti nuk e kontrollon dot këtë situatë ».

Sipas analistëve të gjuhës së trupit, ky ishte një shembull i qartë i një « përmbyjeje taktike », një përgjigje që synon të çorientojë tjetrin pa krijuar një konflikt të hapur verbal.

Në këtë rast, Erdogan, jo vetëm që neutralizoi përpjekjen e Macron për dominim, por gjithashtu dërgoi një mesazh të fuqishëm në mënyrën më diplomatike dhe simbolike të mundshme.

Në skenën delikate të diplomacisë ndërkombëtare, këto gjeste të vogla shpesh mbajnë po aq peshë sa një fjalim i tërë.