Kur punëtori bën burg për drejtorin, absurdi te kavalishenca në Durrës

0

DURRËS- 26 nëntori i 2019-ës është një prej datave më të errëta të shtetit shqiptar që pas ardhjes së demokracisë. Lëkundjet e tërmetit me magnitudë 6.4 ballë u morën jetën 51 personave dhe plagosën 1000 të tjerë.

Dëmet ekonomike ishin të pallogaritshme, ndërsa kujtimet e hidhura janë skalitur në kujtesën e çdokujt. Por, tashmë që kanë kaluar më shumë se 4 vite, pyetja që ka mbetur pa përgjigje është: Ndikoi vetëm forca e natyrës, apo dhe faktori njerëzor?

Në rastin e humbjes së jetës së kryekomisarit Bajram Hajdarmataj në shtëpitë e pushimit, apo siç njihet gjerësisht si kavalishenca në Durrës, është mundur të hidhet pak dritë. Godina numër 4 u shemb nga tërmeti duke zënë brenda profesorin.

Së bashku me të qëndronte dhe Kastriot Selimaj, komisar, dhe një çift të moshuarish. Fatmirësisht të tjerët arritën të shpëtonin. Prokuroria e Durrësist lëshoi 18 urdhër arresti më 14 dhjetor të atij viti. U arrestuan 9 ndërtues, inxhinierë dhe zyrtarë. Ndër emrat e përfshirë në listë ishte dhe drejtori i kavalishencës, Ahmet Doda, dhe shefi i shërbimeve, Kujtim Hasa.

Zotëria që denoncon është Kujtim Hasa, shefi i shërbimeve në kavalishencën e Durrësit në momentin kur ka ndodhur tragjedia e tërmetit.

‘Ra tërmeti i shtatorit patëm plasaritje. Drejtori vendosi të bënte akt-ekspertizë që e kishte vetëm ai. Akt-ekspertiza e re e nxori të papërdorshëm. Drejtori e mbajti të fshehur në sirtar’.

Në akt ekspertizën e hartuar nga grupi i inspektimit i përbërë nga arkitektja Emiriana Sako, sot kryebashkiake e Durrësit, arkitekti Adnand Toçila, Inxhinieria Diana Dedja dhe inxhinierja Elsa Kalesha shkruhet qartë: ‘Hoteli i ri i shtëpisë së Pushimeve Durrës’ Të Ministrisë së Brendshme nuk paraqet dëmtime në konstruksionin e mbajtjes së tij, por ai aktualisht është i pashfrytëzueshëm, pasi copat e tullat e suvave mund të shkëputen dhe të shkaktojnë aksidente në njerëz.

Nuk po merremi me parashikimin e pasaktë të komisionit që objekti në strukture mbante dhe nuk kishte dëmtime, pasi e kanë nxjerrë të pashfrytëzueshëm… Por shikoni me vëmendje kush ka firmosur për pranimin e dokumentit më 26 tetor 2019, drejtori zoti Ahmet Doda. Dhe për të vazhduar me papërgjegjshmërinë e tij sipas Kujtimit, ai pranon një tjetër urdhër më 30 tetor 2019.

‘Mori 112 kursante te policisë se Akademisë dhe donte t’i akomodonte te ndërtesa e re. Unë e ndala, duke tentuar të mos prish pajisjet e hotelit të ri. E imagjinoni tragjedinë që mund të ndodhte në rast se këta kursantë do të ishin akomoduar në hotelin numër 4… Kjo është shkresa me firmën e drejtorit lart!’

‘Pas rënies se tërmetit, shokohemi, me thërret drejtori në zyrë dhe më thotë për shkresën. U mundova ta ndihmoj, ai kishte pasur plane të tjera. U përplasem, sepse m’u rrezikua jeta’.

Pra, vetëm pasi kishte ndodhur fatkeqësia, Kujtimi pretendon se ishte vendosur në dijeni të aktekspertizës dhe e kuptoi se si ishte situata e vërtetë me godinën e hotelit të ri. Drejtori duket se kishte plane të tjera dhe të përfshinte në këtë mesele dhe Kujtimin.

‘Me kërkoi te firmosja, diçka. E bëra. Me pas na mori policia. Bëra kaq burg, drejtori doli, ne mbeta i dënuar ne burg dhe ne arrest shtëpie’. Përballemi me drejtorin Ahmet Doda i cili mohon të gjitha akuzat. Dhe nuk pranon se ka bërë falsifikimin e dokumenteve.

Marrë nga Syri.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu