Sardi dhe Semi në një lidhje ? Olta Gixhari i pyet hapur

0

Në premierën e filmit ‘5 Herë Jo’, pati surpriza jo vetëm nga protagonistët, Bora dhe Donaldi por edhe të ftuarit.

Një prej tyre ishte gjithashtu edhe një moment mes artistëve Sardi dhe Semi të cilët u shfaqën të kapur për dore dhe në asnjë moment nuk u ndanë.

Kaq mjaftoi që në rrjet të ngriheshin pikëpyetjet, Janë apo jo bashkë? E njëjta pyetje me ‘stil’ është bërë edhe nga Olta sot në ‘Dancing With The Stars’, ku Sardi zgjodhi të ndante pistën e kërcimit pikërisht me Semin, të cilën e prezantoi si një nga mikeshat e tij më të mira.

Megjithatë Olta gjeti rastin të provokonte duke thënë se mes dy miqsh nuk ka kaq shumë kimi, të cilën dyshja e treguan me performancën e tyre. Përgjigja e Semit ishte se ata në fakt do të vijnë me projekte të reja në muzikë.

Olta: Më pëlqen shumë që e nisëm me këtë kërcim miqsh, që vetëm kërcim miqsh nuk mu duk. Tani ma sqaroni pak këtë, shkoni në premierë përdore, vini këtu, keni një kimi të paparë bashkë. Se di unë me shokët e mi nuk kam këtë marrëdhënie. Më tregoni pak ju lutem

Semi: Kemi disa projekte bashkë, në lidhje me muzikën

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu