‘Kur të vdesë Rama t’ia bëjmë kokën paçe dhe t’ia hamë’,- pensionistët e Elbasanit nuk përballojnë dot rritjen e çmimeve

0

Nga një vëzhgim i kryer nga Fax News në tregjet e Elbasanit shihet se prodhimet e stinës shiten me cmime të arsyeshme. Rritje të konsiderueshme kane pësuar prodhimet jo të stinës dhe bylmeti. Nëse më parë 1.5 litra qumësht shitej me 100 leke, sot shitet 150 lekë.

Rritje ka pësuar edhe cmimi i mishit dhe nënprodukteve të tij. Qytetarët ankohen se me rrogat që marrin e kanë të pamundur të ushqehen.

Lajmi se cmimet e produkteve ushqimore do të rriten edhe më i ka shqetësuar masivisht. Më së shumti ankohen të moshuarit të cilët thonë se me pensionet që marrin as buke nuk blejnë.

‘Me pensionin që kemi ne nuk e përballojmë dot, janë rritur sheqeri, orizi, vaji, bulmeti, edhe qumështi ka shkuar 1400 lekë. Mish pule marr unë, s’kemi pare për mish viçi. Shumë keq jemi, ishalla nuk rriten se nuk e përballojmë dot’.

‘Nuk tregojnë tregtarët që janë rritur çmimet, kanë nisur rëndshëm. Si ja bëjmë, do presim që të vdesi Edi Rama dhe ti bëjmë kokën paçe, që ta hamë ne pensionistët’.

“Jo mish jo, nuk blejmë dot, me aq sa marrim ndonjë kofshë pule”.

“Shumë shtrenjtë, nuk folet, çfarë ka zarzavate fruta, edhe bulmeti është rritur, leku po ai që ka qenë dhe çmimet në stratosfer. Tmerr, tmerr, ka shkuar kilogrami i mishit 9 mijë lekë, detyrohe fëmija me ikë, më merr djali në telefon dhe më thotë mami janë rritur edhe këtu çmimet, por janë rritur edhe rrogat me 30%, i bie të marrim erë, nja gjysëm kile”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu