Kurbin/Tentoi t’ia fshihte çantën me drogë policisë, arrestohet 25 vjeçari! Iu gjetën mbi 3 kg kanabis (EMRI)

0

Një 25-vjeçar është arrestuar në fshatin Delbnisht të Kurbinit, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”.

Besnik Ndreca, sapo ka parë shërbimet e policisë, ka tentuar që të fshehë në anë të rrugës, një çantë brenda së cilës u gjetën 3 kilogramë e 165 gramë kanabis

Lënda narkotike dhe një aparat celular u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Arrestimi i tij u krye nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu