Banorëve të Big Brother VIP u është ngritur një kurth nga produksioni. Kjo pasi në vend të Donald Veshajt, ata do të kenë për banor për një kohë të shkurtër, binjakun e tij, Romeo Veshajn.
Binjakët ndërruan rrobat, dhe Romeo Veshaj duke u hequr si Donaldi shkoi dhe u ul pranë këngëtares Beatrix Ramosaj, me të cilën binjaku i tij ka nisur një romancë.
Ai tundi kokën si për të lënë të kuptohet që mund të ishte mërzitur, por askush nuk e vuri re ndryshimin mes binjakëve.
“Mos më fut frikën,”- tha Trixa duke dashur të mësojë se ç’kishte ndodhur me të në dhomën e rrëfimit, por dukej qartë që nuk e kishte idenë se përpara syve kishte binjakun e Donald Veshajt.