“Kurti do arrestohet”/ Deklarata e fortë e Milaim Zekës: Do ketë të njëjtin fat si…

0

Milaim Zeka ishte i ftuar sot në “Shqipëria Live”, për të komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë dhe nëse do të arrijë Albin Kurti të krijojë qeverinë.

Zeka ka bërë një deklaratë të fortë për Kurtin, teksa tha se ka informacione që ai do të arrestohet në ditën që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpallë rezultatin e zgjedhjeve. Sipas Zekës, do jetë i njëjti rast si me ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi Kurti nuk do paraqitet në Gjykatën Speciale, ashtu si Berisha nuk u paraqit në SPAK.

“Unë kam informacione nga burime në ‘nëndheshme’ se Albin Kurti mund të arrestohet menjëherë pas shpallej se rezultatit të zgjedhjeve. Do arrestohet ditën që do shpallet rezultatit. Do jetë i njëjti rast si me Sali Berishën, pasi do vijë masa për mos-paraqitjen në Gjykatën Speciale. Ky njeri e ka armiqësuar Kosovën me Berlinin, Ushaingtonin, Tiranën dhe Shkupin.”- tha Zeka.