Kryeministri Albin Kurti është prononcuar për media pas arritjes në Brdo të Sllovenisë ku po mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor.
Ai është shprehur se Kosovës i është bërë padrejtësi nga BE për mosliberalizimin e vizave.
“Komisioni Europian për të dytën herë rekomandoi liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe është bërë një padrejtësi e madhe ndaj qytetarëve tonë që vuajtën shumë.
Ne jemi me shpresë që ky samit do të bëjë BE-në të qëndrojë besnike në thelbin e saj dhe ky është zgjerimi. BE nuk e plotë pa Ballkanin Perëndiorë” tha ai ndër të tjera.