Kurti: Nuk mund të procedoj me asosacionin kur Serbia nuk respekton marrëveshjen

0

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur për sa i përket themelimit të asosacionit të komunave me shumicë serbe. Ai tha se është tejet e vështirë të procedojë me asosacionin, kur Serbia nuk respekton marrëveshjen.

“Kështu që për mua është shumë e vështirë të procedoj më tej kur ata nuk e nënshkruajnë marrëveshjen, nuk e respektojnë dhe në fund dërgojnë një letër ku thonë se nuk e respektojnë më,” u shpreh Kurti.

Në një intervistë për Bloomberg, Kurti tha se Serbia ka shkelur zbatimin e marrëveshjes të dakorduar në Ohër rreth një vit më parë.

Komenti i Kurtit për themelimin e asosacionit vjen pasi Ambasadori i SHBA-ve për Kosovën, Jeff Hovenier tha se Qeveria e Kosovës duhet t`i hapë rrugën dërgimit të draft-statutit të propozuar nga BE në Gjykatën Kushtetuese.

“Ne besojmë se kjo qeveri duhet ta miratojë, disi, draftin statutin e ofruar dhe ta dërgojë atë në Gjykatën Kushtetuese në një mënyrë që Gjykata pajtohet që i jep asaj juridiksion, kështu që Gjykata më pas mund të zbatojë rishikimin e kushtetutshmërisë së tij, që është një hap i rëndësishëm në këtë proces,” tha Hovenier.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu