Kurti pas letrës së Blinken: I jemi mirënjohës, mezi pres të punojmë së bashku

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur letrën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, duke thënë se mezi pret të punojnë së bashku. Kurti përmes një postimi në Twitter, ka thënë se Kosova i është mirënjohëse SHBA-së në përkushtimin e saj për marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

“Unë e mirëpres letrën e Sekretarit Blinken dhe mbështetjen e tij për prioritetet tona në punësim dhe drejtësi. Kosova i është mirënjohëse ndaj SHBA-së në përkushtimin për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme me qëllim final njohjen reciproke. Mezi pres të punojmë së bashku”, ka shkruar Kurti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu