Kurti për regjistrimin e popullsisë së Kosovës: Është më shumë se një numërim

0

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, mori pjesë ditën e sotme në takimin dhe diskutimi “Regjistrimi I Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë në 2024”.

Ky takim u organizua nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Kurti u shpreh se ky regjistrim i popullsisë është më shumë se numërim.

“Është angazhimi ynë për të adresuar nevojat e qytetarëve pa dallim dhe baza për vendime të cilët do të ndikojnë në të ardhmen e Kosovës. Regjistrimi siguron të dhëna të sakta dhe të plota demografike, socio-ekonomike dhe gjeografike, të cilat janë thelbësore për vendimmarrjen e informuar në çdo nivel. Këto statistika ndihmojnë në orientimin e politikave dhe shërbimeve për të mirën e qytetarëve, duke rritur transparencën dhe llogaridhënien në demokraci. Ato gjithashtu ndihmojnë në alokim më efikas të burimeve për shërbime që i ofron sektori publik”-tha Kurti.

Kurti gjithashtu konfirmoi angazhimin e Qeverisë ndaj procesit të Regjistrimit të Popullsisë.

“Qeveria e ka ndarë buxhetin e nevojshëm, ka ofruar hapësira për trajnime dhe ka siguruar logjistikën, duke u angazhuar në bashkërendim ndërinstitucional dhe ndërkombëtar për të garantuar një regjistrim cilësor dhe gjithëpërfshirës. Vetë kryeministri, brenda një periudhe të shkurtër prej rreth 1 muaj e gjysmë, ka vizituar dy herë ASK-në ku është mirëpritur nga drejtori ekzekutiv, ka ndjekur nga afër përgatitjet dhe ka ofruar mbështetjen personale për një proces i cili tejkalon ciklet elektorale për nga vlera dhe rëndësia që ka,” njoftoi zyra e kryeministrit Kurti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu