Kush do jetë kreu i ri i SPAK? Rama lë konferencën dhe u ikën gazetarëve: Nuk më intereson fare!

0

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk ka preferuar që as ta dëgjojë deri në fund pyetjen e gazetarëve për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në prononcimin për gazetarët pas mbledhjes me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama iku dhe as nuk e dëgjoi pyetjen deri në fund.

PJESË NGA PRONONCIMI:

Zoti Rama jemi në prag të zgjedhjeve për kreun e ri të SPAK…

Rama: Nuk më intereson fare!

Drejtimin e SPAK e ka ende Arben Kraja, i cili e përfundon mandatin në datën 19 dhjetor. Me përfundimin e madatit të Krajës, merr detyrën drejtuesi i ri dhe Kraja mbetet prokuror i SPAK, pasi si prokuror mandati është 9 vite ndërsa si drejtues zgjidhet çdo 3 vite. Kjo sepse drejtuesi i SPAK nuk ka të drejtë rizgjedhjeje, gëzon vetëm 1 mandat, edhe pse Kraja u mundua të ndryshonte këtë rregull. Me pretendimin se ishte drejtuesi i parë dhe nuk kishin pasur infrastrukturën e nevojshme për të punuar me kapacitet të plotë, Kraja kërkoi edhe 3 vite në detyrë, por kërkesa u rrëzua menjëherë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu