TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka folur për procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. I ftuar në “Log.”, Boçi tha se presidenti i ri duhet të jetë një person publik por jo shumë politik dhe që ka integritet të plotë profesional. Madje foli dhe me emra, duke u shprehur se dy nga emrat që mund të plotësojë këto kritere janë Dritan Demiraj dhe Neritan Ceka.
Pjesë nga biseda:
Xhafo: Cila do të ishte figura e Presidentit që mund të kënaqte Rithemelimin, mund të na bëni një identikit?
Boçi: Identikiti është qenia e një figure publike jo shumë politike që ka shfaqur forcë karakteri në angazhimet publike dhe që ka integritet të plotë profesional, pse jo dhe intelektual. Të jetë një figurë e njohur në publik.
Xhafo: Kush do të ishte?
Boçi: Do të ishte një personalitet si Dritan Demiraj i propozuar nga Vatra, mund të ishte dhe Neritan Ceka.