Kush është 40-vjeçari që mbeti i plagosur me armë në Shkodër, autori e qëlloi 4 herë dhe më pas u largua me biçikletë (EMRI)

0

Aleksandër Curri është personi, i cili mbeti i plagosur ditën e sotme në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ndodhi pranë zonës së këmbimit valutor, ku një person ka qëlluar 4 herë me armë drejt Currit, duke e plagosur rëndë.

Më pas autori është larguar me një biçikletë.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila ka ngritur edhe disa pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende.

Njoftimi i policise:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në vendin e quajtur “Dollari”, është plagosur me armë zjarri shtetasi A. C., 40 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe po merr ndimën mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën, për kapjen e autorit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Ndërkohë, janë ngritur pika të shumta kontrolli. Forcat e Sigurisë Kombëtare po vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e autorit, i cili dyshohet se është larguar në brendësi të lagjeve të qytetit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu