Agim Jazaj është 51-vjeçari që u plagos me armë zjarri mesditën e së hënës në kryeqytet.
Ngjarja ndodhi në afërsi të xhamisë “Xhura”, tek zona e njohur si “Oxhaku”.
Përmes një njoftimi zyrtar, policia thotë se po vijon krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit.
I plagosuri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.