Kush është Milan Radojiçiç, Kulla: Është ‘arkani’ i kohëve moderne!

0

 

Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla, duke komentuar në Euro News  situatën në veri të Kosovës, u ndal te komandanti i celulës serbe , tek ai i cili në qarqe ballkanike njihihet me termin ” I tmerrshmi i Serbisë”. Sipas Kullës  Milan Radojiçiç është lideri i krimit të organizuar në 23-vitet e fundit që ka menaxhuar trafikun e nëndheut. Për Kullën,Radojçiç është arkani i kohëve moderne, veçse ka një territor të tijin që menaxhon.

“Milan Radojiçiç është lideri i krimit të organizuar në 23-vitet e fundit që ka menaxhuar trafikun e nëndheut. Ai që menaxhon kriptovalutën. Për mua ai është arkani i kohëve moderne. Ndryshe nga ‘arkani’, ky ka një territor që menaxhon. Është pronari, lideri, Presidenti i Veriut të Kosovës”-theksoi Kulla.

Grupi i personave të armatosur që sulmoi pjesëtarët e Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, nuk është strukturë spontane, por e organizuar dhe e parapërgatitur mirë, thonë njohësit e çështjeve të sigurisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu