Kush është mjeku me COVID-19 në gjendje krítike për jetën tek infektivi

0

Një mjek nga Puka ndodhet në Spitalin Infektiv pranë QSUT-së në gjendje të rëndë për jetën dhe po lufton me Covid-19.

Të njëjtat burime konfirmojnë se mjeku është prej disa ditësh në trajtim intensiv ndërsa gjendja e tij shëndetësore është rënduar së fundmi. Mjeku është infektuar nga një infermiere e cila e ka takuar përpara se të merrte përgjigjen e tamponit.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar ndarjen nga jeta të profesorit të Fakultetit të Mjekësisë Arjan Pushi, i cili ishte i prekur me koronavirus. Pushi është mjeku i parë në vendin tonë që nuk arrin ti mbijetojë sëmundjes Covid-19, pavarësisht përpjekjes maksimale të stafit mjekësor.

Në 24 orët e fundit, në deklaratën kur bëhen përditësimet nga Ministria e Shqëndetësiisë, ditën e sotme u njoftua se 90 raste të reja kanë rezultuar pozitë ndërsa në të gjithë vendin janë 1088 persona aktivë me ÇOVID-19, mes të çilëve dhe personel mjekësor, dhe mësohet se bëhert fjalë për rreth 170 të tillë.

Mjekja Eugena Tomini deklaroi se situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet me raste të shtuara ku aktualisht po trajtohen 80 paçientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 1 është i intubuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu