Oleksandr Kamyshin është kreu i hekurudhave të Ukrainës dhe është, për trupat ruse, objektivi numër 2 pas Presidentit Zelensky për tu eleminuar.
Bëhet me dije nga mediat e huaja se nga evakuimi i refugjatëve nga qytetet tek transportimi i armëve dhe mallrave, trenat po luajnë një rol vendimtar në luftën e rezistencës së ukrainasve.
Kujtojmë se deri më tani janë raportuar zyrtarisht 3 atentate kundër presidentit të Ukrainës Zelensky.
Lufta mes Rusisë dhe Ukrianës është sot në ditën e saj të 22 dhe deri më tani mes shteteve nuk është arritur asnjë armëpushim apo marrëveshje tjetër.