Kush është ‘peshku’ i madh i politikës që do të godasë SPAK? Gazetari zbulon emrin?

0

I ftuar në “Breaking” gazetari Eduart Halili ka folur në lidhje me operacionet e SPAK, e cila kohët e fundit ka çuar para drejtësisë emra të mëdhenj të politikës dhe jo vetëm.

Halili tha për “Breaking” se shumë shpejt, do të kemi goditje nga SPAK, jo vetëm “majtas”, por edhe në drejtime tjera. Ai paralajmëroi se gushti dhe vjeshtë do të jetë e “nxehtë” nga operacionet e bujshme të SPAK.

“Pritet aktualisht të përfundohen dosjet që janë aktualisht në SPAK. Përveç dosjes së incerenatorëve, kemi disa kryetarë bashkish që janë në paraburgim, kemi dosjen e ish-ministrit Fatmir Mediu që po hetohet, kemi dosje për lobime në vende të ndryshme, në lidhje me pastrimin e parave. Priten nga ana e Prokurorisë së Posaçme të bëhen goditje, pasi duket sikur SPAK është përqendruar vetëm majtas , por jo. Shumë shpjet do priten goditje për “peshq të mëdhenj” dhe në drejtime tjera”, deklaroi gazetari i Top News, Eduart Halili.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu