Kush është politikani (oligarku) shqiptar që bëri pushime 10 mijë euro në ditë me avion privat në Sardenja, Itali?

0

Shqipëria është një vend i varfër, por ka politikanë dhe oligarkë të pasur. Madje janë aq të pasur sa pushimet në një ditë kapin shifra marramendëse. Ata pushojnë me familjet (ose me të dashurat) në plazhet më të pasura të botës.

Infoweb Media shume shpejt do ju japë një informacion të detajuar mbi njërin prej oligarkëve shqiptarë i cili ka zgjedhur të pushojë në plazhet luksoze të Sardenjës në Itali. Ai ka udhëtuar me avion privat drejt vendit fqinjë.

Informacionet ekskluzive të Infoweb Media dhe Flight Radar kanë zbuluar tashmë oligarkun milioner që nuk ‘begenis’ plazhet shqiptare, por kërkon luks të shfrenuar duke pushuar në vende përrallore.

Ndërkohë qindra mijëra shqiptarë të thjeshtë as që mendojnë jugun e Shqipërisë për të kaluar disa ditë pushimi, pasi nuk kanë të ardhura dhe mezi sigurojnë bukën e gojës.

Kjo është Shqipëria, vend i disporpocioneve të mëdha, ku nga njëra anë qëndron populli i varfër dhe nga ana tjetër një grusht politikanësh dhe oligarkësh mjaft të pasur. Infoweb Media

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu