Kush është prokurori që jetonte në banesën e Sadikajt? Artan Hoxha flet për vrasjen e të riut

0

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar detaje të reja nga atentati me eksploziv ku mbeti i vrarë Aleksandër Sadikaj. Artan Hoxha u shpreh në ABC live se autorët e kanë pasur në mbikëqyrje viktimën dhe kanë gjetur momentin sipas tyre të përshtatshëm për ta hedhur në erë.

“Rruga kur del nga Sauku është shumë e gjerë. Vendi ku ngushtohet rruga. Mjetet në fund ulin shpejtësinë se ngushtohet rruga. Në Krahun tjetër ka mbrojte barrierë betoni. Prindërit të divorcuar. Në banesën në Berat nuk është shitur. Ka jetuar një prokuror që është larguar nga Vettingu. Aty ka jetuar një prokuror. I ndjeri është zhvendosur në Memaliaj. Shkonte shpesh në Greqi e njihte mirë,”- tha Hoxha.

Aleksandër Sadikaj u ekzekutua përmes një atentati mesditën e së shtunës (11 Qershor), në aksin Sauk-TEG. Autorët i vendosën sasi të konsiderueshme prej 150 gramësh tritol të komanduar me telekomandë, në pjesën e përparme të makinës e cila është aktivizuar gjatë lëvizjes. Mjeti ‘Golf’ në pronësi të Petrit Osmanit, shpërtheu duke lënë pa gjymtyrë të riun e më pas të vdekur. 27-vjeçari nga Berati, i cili jetonte në Memaliaj e që ishte pronar i një resorti dhe lokali, ishte një person me precedentë të theksuar kriminal. Tre janë pistat e hetimit për vdekjen e të riut. Miqtë kanë treguar se Sadikaj, merrej me fajde, jepte borxhe në këmbim të interesit. Partnerja e tij tregoi se 1 natë para krimit, Sadikaj vuri re llamarinën e serbatorit të mjetit të hapur por nuk dyshoi se dikush mund t’i kishte vënë lëndë plasëse, edhe pse ruhej. Sot, policia i zbuloi në banesë, kanabis dhe jelek antiplumb. Nëna e viktimës është arrestuar për prostitucion, e në këtë skemë rezulton të jetë i përfshirë edhe kunati i Sadikajt, polici i qarkullimit rrugor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu