Zotëruesi i makinës tip “Benz ML” pa targa që u bë shkak për ngjarjen e ndodhur në Elbasan, Mehmet Greca rezulton të ketë probleme edhe me drejtësinë britanike.
37 vjeçari sapo kishte dalë nga burgu i Anglisë pasi ishte burgosur që në vitin 2017 për trafikimin e lëndës kokainë e cila kapte vlerën e 5 milionë eurove. Pas arrestimit , ndaj tij u mor vendimi për heqjen e lirisë së tij për 6 vite.
Sipas informacioneve të marra nga mediat britanike, pas prangosjes së tij, policia kishte ushtruar kontroll të imtësishëm në shtëpinë e tij, ku kishte gjetur edhe dy çanta të tjera me lëndë narkotike kokainë, një pajisje që shërbente për numërimin e parave dhe mbi 80 mijë paund cash.
“Gresa kishte për qëllim të përmbyste rrugët e Londrës dhe Britanisë së Madhe me një sasi të madhe kokainë. Ky ishte konfiskim i rëndësishëm,”-tha Jonathan Payne nga Skuadra e Krimit në Londër.
Përveç dënimit me burg, 37-vjeçari u dënua edhe me një gjobë prej më shumë se 80,000 paundësh britanikë.
Kujtojmë që Mehmet Gresa doli ditën e djeshme për të dhënë deklaratën e tij në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Elbasan ku makina e tij pa targa u bllokua nga një grup prej 10 personash duke bërë që situata të përshkallëzonte dhe të kishte viktima.
infowebtv