Kush është “terroristi” që prej 15 vitesh jeton në Tiranë?

0

Një 52-vjeçar nga Turkistani gjatë intervistës në “Fax News” kërkon nga shteti shqiptar që të pajiset me pasaportë pasi vetëm në këtë mënyrë sipas tij do të lëvizin të lirshëm.

I martuar për herë të dytë në Shqipëri dhe babai i tre fëmijëve, Abu Bakër Qazim tregon se është etiketuar si “terrorist” për shaka se është larguar nga vendi i tij që kontrollohet nga Kina.

Abu Bakër Qazim i cili ka bërë burg dy herë ka dalë i pafajshëm, tashmë kërkon që të integrohet dhe të punojë normalisht dhe t’i paguhen siguracionet në Shqipëri.

“Kam 2 vjet larguar nga familja, situata përkufizohet shumë keq pasi në Kinë vazhdon si shtet komunist. Në Kinë falemi në xhami, në vitin 1998 kam bërë 7 muaj burg pastaj kur u lirova nga burgu nuk më lejuan që të hap biznes sepse kontrollohem nga shteti komunist. Ky është problemi pastaj mora pasaportën dhe u largova.

Unë kërkoj pavarësinë nga Kina, sepse që në 49′ ka pushtuar Turkistanin dhe ne duam pavarësinë dhe për këtë arsye ne na konsiderojnë si terrorist. Shkova në Pakistan aty më kapën policët dhe me dorëzuan tek shteti. Shteti pakistanez më dorëzoi në amerikanët dhe si terrorist 4 vjet e gjysmë pastaj u lirova i pafajshëm. Në 2006 unë nga amerikanët u konsiderova i pafajshëm dhe dola nga burgu.

Kur erdha në Shqipëri emrin nga trungu i familjes familjes në Turkistan dhe u futa në listën e terrorizmit. Kam 3 fëmijë andej me grua tjetër dhe nuk i tërheq dot. Amerikanët na thanë shkoni në Shqipëri, aty do merrni pasaportë, shtëpi, punë dhe asistencë. Tani shteti shqiptar paguajnë vetëm shtëpi me qira. Jemi 5 persona familje dhe marrim 430 mijë lekë, nuk punojmë dot sepse nuk kemi mundësi të punojmë nuk regjistrohemi dot në skemën e siguracioneve. Policët kur më ndalojnë i tregoj lejën e qëndrimit dhe më lejojnë të lëviz.

Në fillim kemi kërkuar azil në Amerikë por nuk na pranuan, normal që kanë një ligj në Amerikë dhe në Kanada, kush ka qenë Guantanama nuk lejohet të futet në këto dy shtete prandaj erdha në Shqipëri. Fëmijët kanë pasaportë shqiptare, vazhdojnë shkollën publike, goca klasë të katër, djali klasë të parë kurse i vogli akoma nuk është futur në çerdhe. Bashkëshortja nuk punon kujdeset për fëmijët. Sigurimi i jetës me ka hap probleme sepse nuk punoj dot, as numër shqiptar nuk marr dot, as procedurë në bankë nuk bëj dhe kam ngecur këtu. Ligji në shtet të jep shtetësi për 5 vjet, kam 15 vjet jo po dy muaj tre muaj, eiku edhe partia demokratike pastaj erdhi PS na gënjejnë asnjë nuk na ndihmon. Pyes ku të bëj kërkesë të gjithë më thonë nuk e di. Kam15 vjet këtu dhe skemi marr pasaportë, njësoj jetoj si në Guantama dhe jetoj me leje qëndrimi askush nuk pyet, unë s’di ca politike lëviz këtu, kina thotë për mua jam terrorist, Amerika je i pafajshëm, Unë cfarë kam bërë që të jem i rrezikshëm.

Për Kinën jam terrorist , unë nuk kuptoj cfarë politike është këtu, dola në gjyq nga amerikanët më nxorrën të pafajshëm. Tani as ambasada amerikane s’më marrin përsipër, ata thanë do flasim me ministrin e brendshëm dhe prapë asgjë nuk është bërë. Nuk e kuptoj pese përdoret kjo politikë për ne sepse nuk kemi bërë asgjë. Amerikanëve i kam kërkuar që të na sistemojnë jetën, sepse kërkojmë vetëm pasaporta të jetojmë si njerëz të lëvizim të lirshëm në gjithë botën”, tregon 52-vjeçari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu