Kush është vërtet Edona Bilali? Nga “Nuk dua të vdes pa votuar” te skandalet me fondet publike

0

Nga Gent Progni

Kujtojmë reklamën e famshme që thoshte: “Nuk dua të vdes pa votuar Edona Bilalin.” Sot, është koha të pyesim seriozisht: kush është në të vërtetë Edona Bilali?

Edona – ajo për të cilën njerëzit “nuk do vdisnin pa e votuar” – del të jetë një hallkë kyçe në një rrjet të thelluar korrupsioni me fondet e Bashkimit Europian, GIZ-it dhe programeve të tjera ndërkombëtare. Si një ndër të parat që menaxhoi fondet për inovacionin, Bilali organizoi një spektakël të pastër korrupsioni, ku edhe televizione kombëtare u përfshinë për të inskenuar “vlerësime të pavarura” për ide që kishin fitues të paracaktuar.

Një prej fituesve? Fotografisti i fushatës së Edonës, i cili për të justifikuar përfitimin, solli në skenë madje edhe nënën e tij, duke pretenduar se “i vetmi fitim ishte kënaqësia shpirtërore”, ndërkohë që fondet përdoreshin për interesa private.

Fitues të tjerë? Miq e shokë të afërt të Edonës – punonjës në GIZ, ministri, apo individë të vendosur thjesht për të justifikuar formalitetin e konkurseve. Fondet kontrolloheshin dhe shpërndaheshin sipas interesave të saj personale.

Edhe pse sot nuk mban më një post zyrtar, lidhjet e Edonës me startup-et dhe përfitimet nga fondet publike nuk janë këputur. Një rast i fundit është ai i Alisa Limaj, me kompaninë “Sily Wet Cleaning”, e cila fitoi 50,000 euro nga programi Circular City Lab me një ide biznesi tashmë ekzistuese. Alisa është as më shumë e as më pak se goca e xhaxhait të burrit të Edonës.

Pyetja që lind natyrshëm: për çfarë duhej të fitohej sërish një grant? Për të pastruar rrobat… apo për të pastruar paratë? Shuma: 4,500,000 lekë.

Sa herë të tjera ka përfituar Alisa nga ministria e Turizmit apo institucione të tjera? Në sa aplikime të fundit është përfshirë drejtpërdrejt ose tërthorazi Edona Bilali?

Për këto dhe shumë të tjera, përgjegjësitë nuk do të mungojnë. Llogaritë do të kërkohen. Përpara se t’i “vdesin” votuesit.

Postimi i Gent Progni