Kush i mbolli 6 mijë rrënjë kanabisi në Fier? Policia lokale s’u informua për aksionin, ç’dyshon AMP

0

Deri më tani bëhet me dije se operacionit ka nisur dhe është realizuar nga agjentët e Autoritetit të Mbikëqyrjes Policore (AMC), e cila më parë njihej si SHÇBA, çka lë të kuptohet se Policia e Fierit nuk ka ndërhyrë.

Një operacion i madh anti-drogë po zhvillohet në fshatin Mujalli të Fierit, ku janë gjetur 7000 mijë bimë kanabisi, ndërsa disa kilometra më tutje parcelës është gjetur një makinë tip “Mercedes Benz”.

Deri më tani bëhet me dije se operacionit ka nisur dhe është realizuar nga agjentët e Autoritetit të Mbikëqyrjes Policore (AMC), e cila më parë njihej si SHÇBA, çka lë të kuptohet se Policia e Fierit nuk ka ndërhyrë. Paraprakisht dyshohet se ndërhyrje është bërë nga AMP pasi kishte të dhëna se kultivuesit mbroheshin nga policia lokale. Megjithatë hetimi do zbulojë të vërtetën, ndërsa gjatë orëve në vijim pritet një reagim zyrtar nga ana e Policisë së Shtetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu