Kush ishte biondja që qëndroi krah Berishës në konferencën e jashtëzakonshme

0

Mariela Shkurta është gazetarja e pranishme në konferencën e jashtëzakonshme që mbajti ditën e sotme ish-Kryeministri Sali Berisha një ditë pasi DASH e shpalli non-grata.

Shkurta, e cila qëndroi gjatë gjithë kohës në krah të Berishës, ishte përzgjedhur si moderatorja e konferencës së mbajtur ditën e sotme.

Ndër të tjera në këtë konferencë, ish-Kryeministri Berisha deklaroi se vendimi i DASH i ka cënuar rëndë dinjitetin e tij dhe prandaj ka vendosur të padisë në Francë Sekretarin Antony Blinken.

Berisha gjithashtu u shpreh gjatë konferencës se ka qenë i pari që ka kundërshtuar ndarjen e Kosovës, duke e quajtur këtë një ide të projektuar nga fondacioni Soros në Beograd.

Ish-Kryeministri theksoi po ashtu se beteja e tij është personale dhe nuk ka lidhje me grupin parlamentar të Partisë Demokratike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu