Osmani shkarkoi ambasadorin e dërguar prej Thaçit, vendin e ze bashkëshorti i saj

0

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani me një vendim të ditës së djeshme, shkarkoi 12 ambasadorë të Kosovës në vende të ndryshme të botës, pas kërkesës së bërë për shkarkimin e ambasadorëve të caktuar politikisht.

Njëri prej të shkarkuarve ishte dhe ambasadori i Maqedonisë së Veriut, Gjergj Dedaj, i emëruar prej Thaçit në vitin 2018.

Me shkarkimin e tij, rolin e ambasadorit të përkohshëm e merr automatikisht bashkëshorti i Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu, i cili mban aktualisht postin e zëvendësshefit të misionit në këtë ambasadë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu