Kush ishte Call-Center që mashtronte me investime në bursa, operonte me dy platforma

0

Zbulohen detaje të reja për operacionin e policisë dhe SPAK që çoi në procedimin e disa personave, administratorë të 9 subjekteve Call Center. Hetimi kishte nisur që në 2021 dhe se personat e akuzuar mashtronin shtetas europianë të investonin në bursa.

Nga hetimi i kryer në kuadër të procedimit penal viti 2021 i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të organizuar deri tani dhe një vështrim të përgjithshëm të provave dhe indicieve rrethanore, veçanërisht duke marrë parasysh hetimet e IP-së dhe hetimet në regjistrin tregtar, nuk ka dyshim se platformat mashtruese Broker Z dhe Globalic kanë operuar nga Call-Center-i i “Bluenergycall SHPK” në Tiranë.

Në ambientet e “Bluenergycall SHPK” sigurisht që kishte nga ata persona që kontaktonin personat e dëmtuar në Gjermani (dhe vende të tjera) me pseudonime të ndryshme.

Sapo viktima regjistrohej në platformën e mashtrimit me emër, mbiemër, e-mail dhe numrin e telefonit, autorët i kontaktonin menjëherë në telefon dhe krijohej një bazë besimi me klientin e pretenduar. Fillimisht viktimat tundohen të investojnë në sasi të vogla me premtimin se “broker-i”/ndërmjetësi” i pretenduar i faqes së investimeve, do të realizojnë një fitim të madh me investimin e aksioneve dhe valutave të kriptuara. Ky premtim, i bazuar në një platformë fiktive, e cila ka për qëllim mashtrimin e viktimave, nëpërmjet sistemeve kompjuterike, për përfitime të padrejta ekonomike, është i rremë.

Në lidhje me sa më sipër, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar urdhrin datë 14.03. 2022 për kontrollin e ambienteve të subjektit “Bluenergycall shpk”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin “Bluenergycall” shpk, ndër të tjera është konstatuar fizikisht dhe shtetasi Ilir Shkurti.

Konkretisht shtetasi Anduel Gjergji, dyshohet se është punësuar në subjektin “Bluenergycall” dhe ka konsumuar veprën penale “mashtrimi kompjuterik” të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Nga ana jonë ekziston dyshimi i arsyeshëm që shtetasi Ilir Shkurti të të ndërhyjë për prishjen e provave si dhe rreziku i ikjes dhe mos gjetjes së personit sërish për nevoja hetimi si edhe në pamundësi të ndërhyrjes së prokurorit për shkak të veprimeve në terren

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu