Kush ishte Gentian Qarri i njohur me pseudonimin “Geçe” që u ekzekutua një natë më parë. Miqtë: Do na mungosh

0

 

Gentjan Qarri, i njohur me pseudonimin “Geçe” u ekzekutua mbrëmë në Vlorë, pranë shtëpisë së tij, ku autorët i kishin zënë pritë dhe sapo doli në lagjen “29 Nëntori” zbrazën kallashnikovin duke lëshuar mbi 20 plumba mbi trupin e tij.

Hidhërimi është i madh, jo vetëm te familja, por edhe miqtë dhe shokët e 40-vjeçarit, i cili ishte i apasionuar pas motorëve “Vespa”.

Faqja “Vespa Club Vlora” në një postim në Facebook pas ngjarjes shkruan se miku i tyre “vespist” do u mungojë. “Me hidhërim të thellë lajmërojmë largimin nga jeta e shokut dhe mikut tonë vespist Gentian Qarri ( Gece). Do na mungosh” mbyllet postimi.

Autorët e vrasjes dyshohet se ishin dy, njëri drejtonte makinën, ndërsa tjetri e ekzekutoi nga brenda pa zbritur dhe më pas dogjën makinën tip “Toyota” te pylli i Sodës në Vlorë.

Një nga pistat ku po hetohet është larja e hesapeve, nisur nga e shkuara e 40-vjeçarit, pasi vetëm 3 vite kishte që kishte dalë nga burgu në Itali, i dënuar me 15 për drogë. Pas kthimit në Vlorë ai punonte hidraulik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu