“Kush ishte kriteri i përzgjedhjes?” Salianji denoncon listën e mbyllur të PD: U bënë deputetë ata që rrinë me shumë në kafe, sfumuan entuziazmin e ardhjes se Chris LaCivitas

0

TIRANA- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar ashpër ndaj listës së mbyllur të PD-së për zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se asnjëri prej kandidatëve që dolën fitues nga primaret në disa qarqe nuk është përfaqësuar në listën finale të paraqitur nga partia.

I ftuar në studion e Opinion, Salianji kritikoi gjithashtu edhe mënyrën se si u menaxhua fushata, duke u ndalur te roli i Chris LaCivita-s, i cili sipas tij zhduku çdo frymë pozitive dhe entuziazëm që demokratët kishin ndërtuar gjatë procesit zgjedhor.

Më tej Salianji theksoi se prej 7 muajsh nga zgjedhjet parlamentare, deputetët demokratë nuk kanë zhvilluar takime me qytetarët që i votuan.

Salianji: Unë kam bërë reagim publik nga burgu. Lista e PD-së, e ka shfryrë të gjithë entuziazmin që krijoj edhe ardhja e Chris LaCivita. Doni t’jua them unë se cili ka qenë problemi, që nuk po e themi, nuk po thuhen hapur, qartë dhe troç. Unë po shpreh shqetësimet e demokratëve. U bën primaret, u vendos që kandidatët për deputet do të zgjidheshin me primare, u zgjodh i pari Tiranës deputet? Jo.

U zgjodh ai që doli i pari në Dibër, në Kukës, në Elbasan? Jo. U zgjodh deputetet ajo zonja që doli e para në Fier? Këta nuk i ke as në listë të hapur as në listë të mbyllur.

Cili ka qenë kriteri për të qenë deputet? Kush rri më shumë në kafe, apo kush rri më shumë në zyre? Po ma gjetët ju një parim, dakord janë. Unë mendoj se ky është problemi. O vendosim kriter votën, ose përgjegjësinë që ka lidershipi që i vendos. Aleancat kush i vendosi? A ka m reaguar unë që aty? Ka reaguar çdo njeri që ka qenë në garë, kanë dalë në publik. Kanë thënë që unë kam marrë votat. Disa të nënës, disa të njerkës.

Vijmë te një element që është thelbësor, demotivohet struktura kur ne themi një gjë dhe bëjmë një tjetër. Do i them hapur. A ka mundësi që në parti politike të shmang të mos takojë njerëz që janë bërë copash për të mbledh vota. Struktura nuk ka takuar njëri. Keni parë ju të bëjnë ndonjë takim atje ku isha në Durrës 7 muaj pas zgjedhjeve? Asnjë s’ka bërë.