GJERMANI – Austria është skuadra më e fundit e kualifikuar në fazën finale të “Euro 2024”. Duke mposhtur Azerbajxhanin 1-0, ata vulosën kalimin e tyre në finale, si skuadra e dytë në grup dhe u bënë skuadra e tetë që është kualifikuar në kompeticionin që do të zhvillohet verën e ardhshme në Gjermani.
Portugalia është pjesë e grupit të skuadrave që arritën të kualifikohen herët në fazën finale të “Euro 2024”. Me fitoren në shtëpi ndaj Sllovakisë ( 3-2), kombëtarja luzitane siguroi pasaportën të premten mbrëma, ashtu si Belgjika (triumfoi ndaj Austrisë) dhe Franca (mundi Holandën).
Gjermania, si mikpritëse, natyrisht ishte tashmë e kualifikuar. Do të jenë 24 kombëtare, që do të garojnë verën e ardhshme, nga data 14 qershor deri më 14 korrik.
Të dielën, ishte radha e Spanjës dhe Skocisë, që të kualifikoheshin gjithashtu nga grupi “A”, duke lënë jashtë Norvegjinë. Në grupin “D” është kualifikuar edhe Turqia, pasi mundi 4-0 Letoninë.
Ja dhe ekipet e kualifikuara deri tani:
– Gjermani (vendi organizator)
– Portugali (grupi “J”)
– Spanjë (grupi “A”)
– Skoci (grupi “A”)
– Francë (grupi “B”)
– Turqi (grupi “D”)
– Belgjikë (grupi “F”)
– Austria (grupi “F”)