Kush janë dy vëllezërit shqiptarë të dyshuar për vrasjen e Albert Dedës në Itali. Foto, emrat

0

Dy vëllezërit shqiptarë arrestohen për vrasjen e bashkatdhetarit në Itali, u arratisën me rroba të reja
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 24-vjeçarit shqiptar Albert Deda ditën e djeshme në Padova, Itali.

Autoritetet italiane kanë arrestuar dy vëllezërit shqiptarë, Ilmi Rakipaj 24 vjeç dhe Klinton Rakipaj 19 vjeç si autorë të dyshuar të ngjarjes ku u vra Deda dhe u plagosën dy bashkatdhetarë të moshës 26 dhe 28 vjeç.

Në mediat italiane thuhet se dy vëllezërit shqiptarë u arrestuan mbrëmjen e djeshme në autostradë në kryqëzimin Villesse, rreth 20 kilometra nga kufiri me Slloveninë. Ata po udhëtonin me një mjet tip “Renault Clio” e kuqe, e cila ishte pikasur nga kamerat e sigurisë së qytetit teksa largohej nga vendi i krimit menjëherë pas ngjarjes. Të arratisurit kishin veshur rroba të reja (disa prej tyre ende me etiketa të ngjitura) të blera/vjedhura gjatë arratisjes dhe kishin plagë të vogla me thikë në duar, sipas të gjitha gjasave të shkaktuara gjatë sulmit.

Motivi i sulmit ku mbeti i vrarë 24-vjeçari Albert Deda është ende i paqartë; hetimet janë ende në vazhdim për zbardhjen e të gjitha aspekteve të kësaj çështjeje. Hetuesit janë në kërkim të thikave të përdorura në vendin e ngjarjes pasi në sherrin mes shqiptarëve janë përdorur thika.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu