Mësohen emrat e kandidatëve për kryetar të PD në Elbasan.
Burime për Infowebtv bëjnë me dije se kandidatët për kreun e PD së degës janë:
1-Blendi Himçi
2-Sonila Daiu
3-Bukurosh Ruda
Nga baza janë propozuar edhe emrat e ‘gardës së vjetër’ si Luçano Boçi, Ardjan Turku dhe Aurel Bylykbashi. Por mësohet se ata kanë refuzuar në emër të sjelljes së frymës së re në parti.
Ndërkohë pjesa tjetër që përfaqëson ‘grupin e Bashës’ janë shprehur se nuk janë ftuar që të marrin pjesë në proces. Sipas tyre, ndërkohë që flitet për ribashkim, procesi ka nisur e kjo nuk sjell atë që pritet.
Por nga ana tjetër “komisoni i Rithemelimit’ ka bërë me dije se procesi është i hapur për këdo dhe edhe pjesa tjetër mund të marrë pjesë.
Pavarësisht kësaj të shtunën më 16 prill, zhvillohen zgjedhjet dhe pritet të shpallet fituesi. Infowebtv