Kush janë të prangosurit e tjerë në Bashkinë e Durrësit? EMRAT

0

Veç ish-kryebashkiakut Vangjush Dako, janë shoqëruar në polici Adli Likmeta, Roza Kovaçi, Lira Këtusha, Fiqiri Faruku, Adnan Toçilla.

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka “zbarkuar” në Durrës, ku ka vendosur në pranga ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon. SPAK ka lëshuar 10 “urdhërarreste” për korrupsion, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Deri më tani nga 10 urdhërarreste, 7 persona janë lënë në masën e sigurisë “arrest në burg” dhe 3 në “arrest shtëpie”, mes tyre edhe 3 gra. Hetimi i bërë nga prokurori i SPAK, Sotir Kllapi ka gjetur parregullsi në procesin e ndërtimit të një pallati në qendër të qytetit 11 vite më parë, që gjatë tërmetit të vitit 2019, gati u rrënua tërësisht.

Ndaj pas denoncimit të banorëve të pallatit, që e akuzojnë ish-kryebashkiakun për “vrasje masive të mbetur në tentativë”, në pranga ka përfunduar vetë Dako, drejtoresha juridike në bashkinë Durrës, Lira Kërtusha dhe 8 persona të tjerë, zyrtarë të Urbanistikës,INUV, ALUIZNI. Gjithashtu nuk ka shpëtuar as administratori i kompanisë private që ka ndërtuar objektin në qytet.

Madje për këtë çështje, Dako shkoi vetë në ambientet e SPAK për të dhënë pretendimet e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu