Kush janë tre të emëruarit e Bashës që do ndjekin procesin e zgjedhjes së kandidatëve për deputetë në Elbasan

0

Partia Demokratike ka shpallur tashmë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme.
Pak ditë më parë kjo forcë politike bëri të njohur edhe procedurën se si do të veprohet për përzgjedhjen e kandidatëve, që nga propozimet nga baza deri në vendimin final që do të merret në qendër.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka riorganizuar të gjitha strukturat e partisë për aksionin opozitar, ndërsa ka bërë edhe mjaft ndryshime, për sa i takon koordinatorëve të partisë.
E gjithë partia është vënë në lëvizje nga një urdhër i kryetarit Lulzim Basha, i cili kërkon që, deri në 31 shtator, një grup i posaçëm pune të monitorojë përmbushjen e disa detyrave organizative nga strukturat lokale.
Për Elbasanin, për zbatimin e udhëzimit deri në fund të shtatorit dhe monitorimin e procesit, kryetari Basha dhe Kryesia e PD kanë caktuar Flamur Nokën, Akil Krajën dhe Fatbardha Kadiun.
Menjëherë pas caktimit në këtë detyrë, grupi i punës ka njoftuar takim me strukturat e Partisë Demokratike në Elbasan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu