“Kush ka rrëmbyer zemrën e Eglës?”/ Gazetarja zbulon sekretin e banores?

0

Disa ditë më parë, Egla Ceno Egla Ceno kak surprizuar jo vetëm banorët por edhe publikun, duke rrëfyer për herë të parë se jashtë shtëpisë së BBV ka një dashuri të madhe.

“Do t’ju jap një ekskluzive në shtëpinë e “BBV3” edhe pse ju s’më keni parë të përshpëris poshtë jorganit edhe unë kam një dashuri shumë të madhe jashtë shtëpisë edhe pse se kam treguar poshtë jorganit në “BBV”, ka deklaruar Egla.

Ndërkaq, e ftuar sot në programin “Breaking me Fiori Dardha”, ka qenë Rudina Demneri, e cila ka komentuar lojën e disa prej banorëve në shtëpinë e BBV.

Gazetarja e njohur ka zbuluar gjithashtu disa detaje lidhur me jetën personale të Eglës, duke u shprehur se aktorja ka patur lidhje me një italian, dhe janë ndarë, por gëzon gjysmën e pasurisë së dyqanit.

“Ajo figuron që është e martuar në Shqipëri, di që ka patur lidhje me një italian, dhe janë ndarë, ajo gëzon gjysmën e pasurisë së dyqanit. Por për këtë shqiptarin…duhet të na kishte kontaktuar më përpara. Por nga ajo që unë di në vija të përgjithshme, është që Egla ka patur një lidhje të gjatë me një person të huaj, kanë bashkëjetuar shumë vite bashkë dhe gëzon gjysmën e biznesit. Për këtë shqiptarin ndoshta e ka krijuar tani. Ajo shumë mirë e bën që ruan jetën private”, tha Paloma në emisionin “Breaking”.

Pjesë nga intervista:

Fiori Dardha: Egla na ka befasuar.

Paloma: Me burrat e saj?!

Fiori: Me burrat? Një na ka treguar.

Paloma: Kur Egla flet për dashurinë jashtë, ajo është mishërimi i fjalëve që e tejkalojnë masën. Me një dashuri jashtë nuk do ishte bërë kaq egërsirë.

Fiori: Është lojë nervash ai format.

Paloma: Po flas për degradime, ofendime. Në primen e fundit më la shumë për të dëshiruar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu