Ndërsa shoferi mbeti mister për të gjithë. Kanë kaluar gati 24 orë që nga ngjarja dhe askush nuk po e gjen dot as targën e makinës, që mesiguri efektivët e kanë raportuar në momentin e ndalimin dhe as emrat e personave në bord. Si ka mundësi?
Mbrëmë, dje në Durrës, dy efektivë të Policisë së Shtetit mbetën të plagosur pasi një person i përplasi me makinë. Pse? Sepse kishin dalë në një pikë kontrolli dhe i kishin bërë shenjë për ndalim dy personave që qarkullonin me një mjet tip “Range Rover”. Përkohësisht mjeti ndaloi, por vetëm që Hysen Pici, pasagjeri në mjet, të largohej me vrap pasi me vete kishte një armë zjarri. Në ndjekje të tij u vunë të dy efektivët e Policisë, por shoferi ishte brenda dhe vendosi të vepronte.
Teksa Pici largohej nga vendi i ngjarjes, shoferi dha gaz ‘indietro’ duke vënë poshtë gomave të mjetit dy efektivët e Policisë, që fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Edhe pse ngjarja u pasqyrua kudo në media, për shkak se ishte tentuar vrasje e dy efektivëve të Policisë, mediat mezi zbuluan një prej emrave. Dosja.al raportoi e para emrin dhe të dhëna lidhur me Picin, një të ri nga Shijaku, i ndaluar edhe më parë për posedim të lëndëve narkotike, ndërsa dje me vete kishte një armë.
Ndërsa shoferi mbeti mister për të gjithë. Kanë kaluar gati 24 orë që nga ngjarja dhe askush nuk po e gjen dot as targën e makinës, që mesiguri efektivët e kanë raportuar në momentin e ndalimin dhe as emrat e personave në bord. Si ka mundësi? Media nuk i gjen dot, e as Policia. Personi “misterioz” iku dhe u zhduk.
Po pse? Kush është ai që qarkullonte me “Range” dhe guxoi të sulmonte Policinë e Shtetit. Deri më tani, marrë parasysh historikun e krimit në vendin tonë, raste të ngjashme kanë fshehur pas emra të fuqishëm të nëntokës së krimit. Mos vallë edhe ky është rast i ngjashëm? Ndryshe (mos)përpjekja e Policisë për të zbardhur ngjarjen, do të shpjegohej vetëm me paaftësi…