TIRANË- Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka vizituar ditën e sotme studentët në Universitetin Politeknik si dhe Universitetin e Arteve, për t’i ndërgjegjësuar mbi vaksinimin. Gjatë bisedave me studentët, Kushi u ka kërkuar atyre që të bëjnë vaksinën, ndërkohë që disa prej tyre ua dëgjuan fjalën dhe u injektuan në sy të ministres.
Pjesë nga biseda:
Kushi: E shoh e paskeni bërë dozën e parë të vaksinës
Studentja: Fatkeqësisht
Kushi: Pse?
Studentja: E kemi bërë të detyruar
Kushi: Kjo është arsyeja, unë nuk dua që ju të ndiheni të vaksinuar.
Studentja: Po ashtu jemi ndjerë
Kushi: Po jo, po shiko vaksina të mbron ty, prindërit, familajrët. Ju do të jeni 100 veta në salla, vaksina ju mbron nga virusi. Prandaj dhe arsyeja që kam dalë sot është për t’ju ndërgjegjësuar. Ji jeni të rinj, që besoni në shkencë dhe jo në teoritë e konspiracionit.
Vaksinimi për studentët është bërë i detyrueshëm, në mënyrë që të mund të hyjnë në auditore. Nëse studentët nuk kanë çertefikatën e vaksinimit, ose test PCR-je çdo javë nuk do të lejohen që të hyjnë në auditore