Kuvendi do të nisë me mungesa, zbulohen emrat!

0

Sot nis seanca e parë e legjislaturës së 10-të në Kuvendin e Shqipërisë.

Seanca e së premtes do të ndahet në dy orare, në orën 10:00 fillon punën Parlamendi ku do të ngrihet një komision i posaçëm për verifikimin e mandateve. Ndërsa në orën 17:00 do të bëhet betimi i deputetëve që kanë dalë fitues në zgjeshjet e 25 prillit.

Ajo që bie në sy sot nuk do të ulen 140 deputetë në institucionin e dytë më të rëndësishëm shtetëror. Në seancën plenare sot do të ketë 4 karrige bosh, një ga opozita dhe 3 nga mazhoranca kjo për shkak të dorëheqjeve që ndodhën gjatë verës.

Në kampin e PS do të jetë bosh karrigia e Gramoz Ruçit, Najada Çomos dhe Lefter Kokës, ndërsa në kampin blu do të jetë boshë vetëm karrigia e Mark Markut, ish-drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Lezhës. Ndërkohë, KQZ mësohet se nëse kërkesa nga Kuvendi dërgohet sot, do të procedojë po sot për të bërë zëvendësimin e deputetëve që janë tërhequr pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Gjithashtu rregullorja e Kuvendit përcakton se drejtues i seancës së parë plenare është deputeti më i vjetër në moshë, pra Luljeta Bozo. Lindita Nikolla është e përzgjedhura e kryeministrit Rama për të drejtuar Parlamentin në këtë legjislaturë. Procedura saktëson se emri i saj do të duhet të propozohet nga të paktën 15 deputetë, ndërkohë që zgjidhja zhvillohet pa debat dhe me votim të fshehtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu