Kuvendi i ri/ Soreca: Roli i parlamentit, kyç për pranimin në BE

0

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar pas konstituimit të Kuvendit në legjislaturën e 10-të të tij. Soreca shprehet se roli i parlamentit është kyç për pranimin në Bashkimin Europian.

Ai thekson se BE pret që të gjithë anëtarët e parlamentit të çojnë përpara integrimin, duke e cilësuar atë një përparësi gjithëpërfshirëse për të gjithë.

“Urime deputetëve të Kuvendit të ri shqiptar dhe kryetares së re Lindita Nikolla. Roli i parlamentit është kyç për pranimin në BE.

Presim që të gjithë anëtarët e parlamentit të bashkëpunojnë dhe të çojnë përpara integrimin, një përparësi gjithpërfshirëse për të gjithë”, shkruan Soreca.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu