Kuvendi miraton drejtuesit e Komisioneve të Përhershme Parlamentare/Emrat

0
SEANCE E JASHTEZAKONSHME E PARLAMENTIT - /r/n/r/nEXTRAORDINARY PARLIAMENTARY SESSION -

Në senacën e sotme plenarë ne Kuvendin e Shqipërisë janë miratuar edhe drejtuesit e Komisioneve të Përhershme Parlamentare.

Për 4 vitet e ardhshme, Klotilda Bushka do të drejtojë Komisionin e Ligjeve, Mimi Kodheli do të drejtojë ‘Politikën e jashtme’, Eduard Shalsi do të jetë në krye të  Komisionit të Ekonomisë, Nasip Naço do të drejtojë “Sigurinë’, Arben Pëllumbi ‘Veprimtarinë prodhuese’, Jorida Tabakun “Komisionin e Integimit”, Albana Vokshin “Shëndetësinë”dhe Agron Gjekmarkajn “Arsimin e Median”.

Ndërkohë, miratimi i anëtarve është shtyrë për një seancë tjetër, pasi Petrit Vasili kërkoi që të përfshiheshin edhe deputetët e LSI-së në këto Komisione.

Drejtuesit e Komisioneve të Përhershme Parlamentare:

Nasip Naço kreu i Komisionit të Sigurisë (PS)

Mimi Kodheli kryetare e Komisionit të Jashtëm (PS)

Eduard Shalsi, kryetar i Komisionit të Ekonomisë (PS)

Arben Pëllumbi, kryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese (PS)

Jorida Tabaku, kryetare e Komisionit për Integrimin Europian (PD)

Albana Vokshi, kryetare e Komisionit për Shëndetësinë (PD)

Agron Gjekmarkaj, kryetar i Komisionit për Edukimin dhe Median (PD)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu