Tiranë- Një detaj mjaft i trishtë është publikuar nga eksperti i kriminologjisë Ervin Karamuço për rastin e vrasjes së rojës së Top-Channel Pal Kola.
Ai ka publikuar fotografinë e një monedhe 5 lekëshe që u gjet në tokë dhe kishte rënë nga xhepi i 60-vjeçarit.
“Ky 5 lekësh duhet të qëndrojë përgjithmonë në oborrin e Top Channel. Ishte e vetmja monedhë që ra nga xhepi i të ndjerit Pal….Skam fjalë….”, shkruan Karamuço.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 1:00 të mesnatës, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt ambjenteve të Top Channel, duke lënë të vdekur kështu rojen e televizionit.
Ndërkohë është gjetur dhe automjeti i djegur, i autorëve brenda të cilit janë gjetur dhe kallashnikovët të përdorur në krim.