Ky është Barjam Çerkoja, i shpalluri në kërkim për atentatin në Shkodër

0

SHKODËR- Personi që po shikoni në foto është Bajram Çekorja, 24-vjeçari i shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës për atentatin e ndodhur mbrëmjen e 25 gushtit. Mësohet se Çekorja ishte në një motor me Tornato Fushën. Të dy i zunë pritë Alban Bruçit dhe zbrazën 20 plumba në drejtim të mjetit me të cilin udhëtonte 25-vjeçari. Por, Bruçi shpëtoi dhe denoncoi ngjarjen në polici.

Çekorja është një person me precedent penalë. Në vitin 2019, ai pasi kishte fshehur në apartamentin e tij në zonën e Komunës së Parisit, Barush Bregun, 35-vjeçarin që kërkohej nga drejtësia. Bregu konsiderohej një person me rrezikshmëri të lartë dhe pjesë e grupit kriminal të Bajrave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu