Ballina AKTUALITET Ky është efektivi 28-vjeçar që u vra sot në Baltëz të Fierit

Ky është efektivi 28-vjeçar që u vra sot në Baltëz të Fierit

0

Është publikua foto e 28-vjeçarit Novruz Cenalia, i cili u ekzekutua me armë zjarri mesditën e sotme në Fier.

Efektivi i “Shqiponjave” ishte jashtë shërbimit, por i veshur me uniformë pasi po shkonte për të marrë detyrën. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit dhe më pas, Azgan Mernica e ka qëlluar me armë duke e lënë të vdekur.

Autori më pas është larguar nga vendngjarja me një makinë blu tip “Audi”, e cila është gjetur e braktisur.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e krimit, teksa mësohet se efektivi nuk kishte të shkuar kriminale por rridhte nga një familje efektivësh policie, pasi dhe babai i tij ishte polic në sallën operacionale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu