“Ky është i dashuri im!”/ Mikela Pupa zbulon lidhjen e re pas ndarjes nga Erioni

0

As ish-konkurrentja e “Për’puthen” nuk i ka shpëtuar trendit të ri të TikTok. Ajo ka postuar një video duke pretenduar se po na prezanton me të dashurin e ri. Në fakt ishte thjesht Roza Lati.

Ajo ka ndarë në Instastory një video të moderatores në makinë duke u shprehur: “Dua të konfirmoj lidhjen time të re. I dashuri im i ri ka një super mjet por është edhe shumë hot. Ky është i dashuri im i ri”.

Kohëve të fundit Mikela ka zbuluar se i ka dhënë fund lidhjes me Erion Kukajm. Pas daljes nga emisioni Mikela dhe Erioni ndanin shumë shpesh me ndjekësit e tyre momente nga jeta dhe romanca e tyre, por tashmë është vënë re mungesa e këtyre postimeve të përbashkëta, duke ndezur dyshimet se ka një krisje mes tyre.

Në një bisedë të zhvilluar në rrjetin social Instagram para disa ditësh, kureshtja e ndjekësve të saj ishte për lajmet se ajo dhe Erioni janë ndarë, pas lajmeve që qarkulluan. “Po Erionin ku e ke se nuk ju kam parë bashkë kohët e fundit”- e pyet një ndjekës Mikelën, e cila me përgjigjen e saj la të kuptohet se raporti i saj me Erionin nuk është më si më parë. “Shumë pyetje mbi këtë temë… Nuk dua të flas, por fakti që s’na keni parë bashkë është një përgjigje.”- shkroi ish-konkurrentja duke mos dhënë më shumë detaje.

Më tej në një tjetër postim, krahas një videoje të shkëputur nga një film, Mikela shkruante: “Gëzuar për ty që rri gjithë natën zgjuar dhe nuk flet me askënd, edhe një dolli për ata që futen na kontrollojnë profilin”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu